E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shullazi kërcënon dëshmitarin

Per here te pare pas shumë dështimesh, përballja mes Emiljano Shullazit dhe dëshmitarit kyç të akuzës Ylvi Beqja, u realizua, por mes fyerjesh dhe kërcënimeve për jetën.

 

Edhe pse gjyqi u zhvillua nen masa të rrepta sigurie, biznesmeni Beqja, i cili ka marrë statusin e të pandehurit, u detyrua të largohej nga salla e gjyqit, pasi kërcënimet në adresë të tij, nga kafazi i xhamit u bënë serioze.

 

Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani, i kërkuan llogari Ylbi Beqjat se nuk po thoshte të vërtetën në dëshminë e tij.

 

Vetë dëshmitari Beqja, pohoi para trupit gjykues, se Shullazi nëpërmjet një mikut të përbashkët, Evis Martinit, i kishte ofruar 7 milion euro që të tërhiqte padinë e tij të bëre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

Por dëshmitari theksoi se po ta bënte një gjë të tillë, atëherë ai rrezikonte burgun.

 

Këto pohime acaruan shumë pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët thanë se dëshmitari po gënjente duke manipuluar të vërtetën.

 

Ndërkohë kërcënimet sipas Ylbi Beqjat janë bërë dhe kur personi i tij ka qenë nën mbrojtje, duke i drejtuar pistoletën në banesën e tij.

 

Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës. Ai është detyruar të japë 500 mijë euro si dhe 30% të pronësisë së hotelit.

Nën akuzë bashkë me Shullazin janë edhe Endri Qyqa, Endri Zela, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video