Është shtyrë sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij ne gjykaten e apelit.

Shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese.

Keshilli i Larte Gjyqesor i ka  derguar një shkresë  ministrisë së drejtësisë te ciles i kërkon zhbllokimin e situatës sa me pare .

Nëse procesi vijon të jetë i bllokuar, anëtarët e grupit shkojnë drejt lirimit nga qelite.

Emiljano Shullazi u dënua nga shkalla e parë e krimeve të rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55  vjet heqje lirie per akuzat e gjobvënies dhe kanosje për shkak të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *