Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në filmin hit të viteve ’90, “Friends”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Ai u gjet i pajetë në apartamentin e tij në Los Anxheles ndërsa prej vitesh luftonte varësinë kundër alkoolit dhe drogës.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Perry ka luajtur në shumë filma, duke përfshirë “Fools Rush In”, “Almost Heroes”, “Whole Nine Yards” etj..por asnjë rol nuk përputhej me suksesin dhe famën e madhe që gjeti në serialin “Friends”.

 

Ky i fundit u transmetua nga viti 1994 deri më 2004-ën, duke fituar çmimin Emmy në vitin 2002 për serialin komik më të mirë.

 

Komedia, në të cilën luajtën bashkë Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schëimmer, Matt LeBlanc dhe Lisa Kudrow, u bë një nga shfaqjet më të suksesshme të të gjitha kohërave.

 

Episodi i tij i fundit u shikua nga 52.5 milionë njerëz në SHBA.

 

Matthew Perry u rrit në Otava, Kanada, ku ndoqi shkollën fillore me Justin Trudeau, i cili më vonë do të bëhej kryeministër i vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *