Subscribe

Bota e sportit vishet me te zeza për humbjen e atij qe konsiderohet jo vetem si boksieri, por edhe sportisti me i madh i shekullit te fundit, Muhamet Ali. Ish-Kampioni i botes ne peshat e renda ndërroi jete ne moshën 74-vjeçare si pasoje e problemeve ne frymëmarrje, te perkeqesuara nga sëmundja e Parkinsonit, nga e cila vuante prej kohesh. Ishte shtruar ne spital ne Feniks qe diten e enjten, ndërsa lajmi tragjik per vdekjen e tij u shpërnda fillimisht nga familja. Kasius Kley, I cili u largua nga boksi ne vitin 1981, ishte shfaqur per here te fundit ne publik ne 9 prill ne nje darke bamirësie ne Feniks, por edhe ne kete rast dukej shume i dobët nga sëmundja, por përsëri i pamposhtur. Frymëzues per shume te rinj, por edhe per brezin e tij, Ali është nderuar fillimisht nga kampionet e tjere te boksit, e me pas nga e gjithë bota. “Zoti mori kampionin e tij.” Ishte reagimi ne Twitter i Majk Tajson. “Ali, Frejzer, Foreman, ishim nje njeri I vetem. Nje pjese e imja, nje pjese e madhe e imja, iku bashke me ty,” shkruan Foreman. Pak perpara lajmin per largimin e legjendës nga jeta, vajza e tij Laila postoi ne Facebook nje foto te tij me mbesen Sidney, me mbishkrimin: “Faleminderit per gjithe dashurine dhe miresine. Ndiej dashurinë tende dhe e vleresoj.” Funerali I Muhamet Ali do te mbahet ne Luisvill ne qytetin e tij te lindjes. I lindur ne 17 janar 1942, Kasius Klei, I ngjitur ne ring me emrin Muhamet Ali siguroi 56 fitore dhe vetem 5 humbje, duke u bere boksieri I pare qe fitonte tre here titullin botëror ne peshat e renda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *