E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shuhen zjarret në Qarkun Dibër, asnjë vatër aktive

Pas disa ditësh luftë me flakët, kjo e martë e ka gjetur Qarkun Dibër në një gjendje të stabilizuar. Autoritetet lokale në katër bashkitë e këtij Qarku, kanë arritur të shuajnë të gjitha vatrat e zjarrit që ishin aktive një ditë më parë.

 

Për fikjen e zjarreve u angazhuan specialistët e shërbimeve zjarrfikëse, të shërbimit pyjor në Bashki, inspektorët e inspektoriatit shtetëror të pyjeve, forcat e ushtrisë dhe banorët e zonave ku kishte vatra zjarri.

 

Ndërkohë policitë lokale në këto bashki, vijojnë hetimet për gjetjen dhe ndalimin e autorëve të zjarrvënieve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë