Shtyhet procesi i vaksinimit të mësuesve kosovarë në Shqipëri. Shkak është bërë mungesa e vaksinave nga vendi ynë të “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Në një konferencë për mediat, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia sqaroi se ligjet e Kosovës e ndalojnë importimin e produkteve që nuk janë të certifikuar nga EMA.

Mirëpo, Vitia shtoi se ministrja Orgeta Manastirliu e kishte siguruar që sapo të vijnë doza të tjera të këtyre dy llojeve të vaksinave, një sasi e caktuar do t’i ruhet Kosovës.

“Dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer” janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me “Sinovax“, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën.”

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova ka për qëllim që të marrë vaksina vetëm nga vendet që e njohin Kosovën si shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *