Shtyhet seanca për  Laert haxhiun për në datë 1 dhjetor ora 14:30. Prokuroria do të relatoje provat shkresore dhe më pas do të lexohet pretenca. Gjatë seancës pati debate mes avokatit Detar Hysi dhe relatorit te seances Erjon Cela. Hysi kërkon që gjykata të pranoj kërkesën e tij për heqejn dorë nga përfaqesimi i Haxhiu, duke argumentuar se ky i fundit nuk dëshiron që të mbrohet nga avokati Detar Hysi. Po ashtu sipas avokatit edhe familjarët e 32 vjeçarit nuk janë dakort që ai të perfaqësojë Laert Haxhiun.

 

Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Cela relatoi se Hysi do të qëndroj në gjykatë deri sa avokati kryesisht Elvis Gorishti të jetë njohur me aktet e çëshjtes objekt gjykimi sipas kodit të procedurës penale. Gjykata po ashtu ka marrë vendim që procesi gjyqësor të vijojë në mungesë të Laert Haxhiut pasi ky i fundit ka refuzuar marrjen dijeni ne burgun grek ku ndodhet i ndaluar në pritje te ekstradimit te tij drejt vendit tone.

 

Gjyqtari Erjon Cela në fund relatoi që avoakti Hysi në seancën e radhës duhet të sjell një prokurë të firmosur nga familjarët e Laert Haxhiut që i heqin avokatit tagrat e përfaqësimit. Gjithashtu duhet që prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu të paraqesë me shkrim përmbledhjen e provave shkresore për t’ua vënë në dispozicion avokatëve.

 

Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator të 2017. Në atë ngjarje humbën jeten Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet të ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Gjykata e Apelit në Athinë do të thotë edhe fjalën e fundit për fatin e Laert Haxhiut. Po ashtu ai ka kërkuar edhe azil në shtetin grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *