Shtyhet seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares së çështjes, Anita Mici, pas kërkesës së bërë nga prokurorët e SPAK për përjashtimin e saj nga gjykimi, raporton Vizion Plus.

Sipas tyre, Anita Mici është në proces rivlerësimi në KPA, organ në të cilin Daci është anëtar.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit pritet të caktojë një tjetër gjyqtar që të marrë vendimin ndaj Dacit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *