E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shtyhet kampionati europian/ Uefa: Do të luhet nga 11 qershori deri në 11 korrik 2021

Ashtu sic edhe ishte parashikuar, Uefa ka vendosur që Kampionati Europian të zhvillohet vitin e ardhshem. Me konkretisht sipas edhe njoftimit për media që dha Federata Shqiptare e Futbollit, Uefa vendosi që ky kompeticion të luhet nga 11 qershori deri ne 11 korrik 2021.

 

Propozimi i Uefa-s, është mbështetur nga 55 federatat europiane të futbollit si një zgjidhje e detyruar si pasoje e situatës se emergjencës në Europe nga koronavirusi. Uefa pati diskutime maratone këtë te marte nëpërmjet video-konferencave ku pjesë e diskutimit ishin Shoqata e Klubeve Europiane, Sindikatat e Futbollisteve, drejtuesit e ligave të futbollit dhe në fund Kreret e Federatave.

 

Reklamë

Bashke me shtyrjen e Europianit eshtë rëne dakort edhe për disa pika të tjera  spostime kalendarësh për sfida të ligës së kombeve të edicionit të fundit dhe atij të ri.

 

Në parim është rënë dakort qe kampionetet në Europe të mbyllen mundësisht brenda 30 qershorit. Ndërkohe do të ketë një plan edhe për Champions dhe Europa League. Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Uefa që eshtë duke u zhvilluar dhe te legalizoje te gjitha vendimet qe në parim jane arritur tashme mes Uefa-s dhe gjithë faktorëve të tjerë futbollistik ne Europe.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë