E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtyhet hetimet për Tahirin, verifikim udhëtimit të familjarëve të tij me Habilajt në Itali

Prokurorët e krimeve të rënda firmosën sot shtyrjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish ministrin e brendshëm Tahirin.

 

Ai hetohet për trafik ndërkombëtar droge si pjese e grupit te vellezerve Habilaj. Mësohet se shkak për shtyrjen e hetimeve për të katerten herë u be pritja e përgjigjeve nga letërporositë, që duhet të vijnë nga Italia dhe Mali i Zi.

 

Reklamë

Përfaqësuesit e akuzës kërkojnë materialet e dosjes në Katania ku po gjykohen aktualisht e ku mbahen në burg krerët e grupit “Habilaj”.

 

Në  letren drejtuar autoriteteve italiane është kërkuar që të verifikohet edhe një udhëtim në vitin 2014 i familjarëve të Tahirit me Mojsi Habilajn.

 

Ndërkohë që pak ditë më parë prokuroria e krimeve të rënda përfundoi hetimet duke çuar në gjykatë dosjen me 9 të pandehurit e grupit ‘Habilaj’, mes tyre edhe dy vëllezërit, Mojsi dhe Florjan habilaj.

 

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar drogë nga shqipëria në Itali, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë