Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për Serbinë!

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është...

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit...

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë...

Shtrihet reforma e Aftësisë së Kufizuar, Manastirliu në Krujë: Skema e re ul abuzivitetin, burokracitë dhe rrit transparencën

21 Shtator 15:24

Reforma e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar (PAK) është shtrirë edhe në Qarkun e Durrësit.

Pas Tiranës, sistemi i ri i vlerësimit për aftësinë e kufizuar ka filluar të aplikohet edhe në qarkun e Durrësit, ku janë ngritur komisione multidisiplinore që përmbyllin ciklin e vlerësimit bio-psiko-social të personave me aftësi ndryshe, pranë qendrave shëndetësore të përcaktuara, duke ndërthurur për herë të parë shërbimet socio-shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar pikën e hapur në Qendrën Shëndetësore Krujë, ku është ngritur komisioni multidisiplinor për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, duke theksuar se reforma e re do rrisë transparencën dhe do të reduktojë burokracitë.

“Në qendrën shëndetësore këtu në Krujë ne kemi krijuar ambientet e përshtatshme, edhe me stafin e dedikuar të Shërbimit Social Shtetëror dhe të Shëndetësisë, për të krijuar këtë mekanizëm kaq shumë të rëndësishëm, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore, por mbi të gjitha dhe për t’i dhënë atij që i takon, aq sa i takon, në raport me ndihmën që i jep shteti. Pra për të ulur çdo abuzivitet, për të ulur burokracitë dhe për të rritur kështu transparencën”, tha Manastirliu.

Dukë vënë theksin tek modernizimit i kësaj skeme, Manastirliu bëri me dije risinë e kësaj reforme për përfshirjen dhe ofrimin e ndihmës financiare fëmijëve me aftësi ndryshe të moshave 0-2 vjeç.

“Një ndër risitë e kësaj reforme është mbështetja për fëmijët 0-2 vjeç dhe që nuk ka qenë më parë. Ende nuk është shtrirë në të gjitha qarqet sepse reforma aktualisht po shtrihet në mënyrë graduale. që edhe të mësojmë nga shtrirja e saj, që të përmirësohemi nga shtrirja e kësaj reforme në strukturat e tjera. Por vlerësimi i fëmijëve 0-2 vjeç dhe në tërësi i fëmijëve 0-18 vjeç është përmirësuar dhe ka sjellë rezultate, që fëmijët të cilët nuk ishin mbështetur me pagesa të aftësisë ndryshe, tashmë kanë filluar të mbështeten”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se skema e mbështetjes së personave me aftësi ndryshe, është jo vetëm ndihmë financiare, por tashmë një paketë e mirëfilltë shërbimesh, Manastirliu tha se janë mbi 160 mijë persona në nevojë që mbështeten nga shteti.

“Deri më sot ne kemi mbështetur dhe vijojmë të mbështesim mbi 160 mijë persona. 75 mijë prej të cilëve janë persona me aftësi ndryshe. 72 mijë janë persona të cilët janë invalidizuar në punë dhe rreth 18 mijë janë ndihmës apo kujdestarë të personave të cilët kanë problematika të thelluara shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.

Me vlerësimin e ri bio-psiko-social, personat mbështeten financiarisht sipas shkallës së sëmundjes dhe kompleksitetit të saj, gjë e cila përcaktohet nga komisionet e dedikuara. Skema e re është shtrirë në Tiranë dhe tashmë edhe në qarkun e Durrësit. Për qarkun e Durrësit, ka nisur zbatimi i kësaj reforme dhe janë ngritur 2 komisione në Qendrën Shëndetësore nr. 2 në Durrës dhe 1 komision në Qendrën Shëndetësore Krujë. Paralelisht po punohet për aplikimin e kësaj skeme të re në qarkun e Elbasanit, ku zbatimi do të nisë nga muaji tetor, si dhe do të vijohet me shtrirjen edhe në 4 qarqe të tjera të vendit Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë brenda 300 ditëve të para të mandatit të tretë të qeverisë, për të vijuar më pas edhe me shtrirjen në nivel kombëtar.

Reforma e Aftësisë së Kufizuar u konsiderua nga Ministrja Manastirliu si ndër reformat më të rëndësishme të qeverisë. Vlerësimi i aftësisë së kufizuar aktualisht po realizohet në bazë të kritereve të reja, me komisione multidisiplinare, të cilat kanë në përbërje figura profesionale mjekë dhe punonjës social. Personeli është staf i Shërbimit Social Shtetëror dhe për të ofruar një shërbim sa më pranë qytetarit, pa sorollatje nga një institucion në tjetrin, këto komisione janë vendosur pranë qendrave shëndetësore, duke ndërthurur për herë të parë shërbimet socio-shëndetësore. Kjo reformë, reflekton praktikën bashkëkohore ndërkombëtare dhe vjen në përputhje me standardet e OBSH-së, Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksioneve.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Aftësi të kufizuara Burokraci Krujë Manastirliu Skeme

Nga e njëjta kategori

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

më shumë...

Mbi 50 mijë trauma në vit në Shqipëri, mjekët: Pjesën më të madhe e zënë aksidentet automobilistike

më shumë...

Rikonstruktohet rruga “Ramazan Shushku” në Shkozë, Ristani: Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, ja sa do të shënojnë temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:39

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për...

8:34

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

8:15

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

10:13

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje...

10:04

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake,...

9:54

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore:...

9:45

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi...

9:31

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar,...

9:22

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte...

9:04

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet...

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.