Subscribe

Produktet e bulmetit rrezikojnë të pësojë një shtrenjtim të çmimeve, për shkak të taksimit me 100 lekë për kilogramë të qumështit pluhur, që importohet dhe prodhohet në vend.

Qeveria parashikon me këtë masë, që do të hyjë në fuqi vitin që vjen të nxisë prodhimin dhe tregtimin e qumështit natyral. Por cili do të jetë efekti në treg  I këtij vendimi.

 

Ka dy efekte. E para cdo rritje taksash përkthet në rritje cmmiesh për qytetarët. Ndërsa efekti I dytë do të jetë një barrierëqe i vendoset bizneseve për të shitur këtë produkt.-thotë Agim Rrapaj

 

Përdorimi I qumështit pluhur në produktet e bulmetit nuk krijon probleme, nëse cilësia e tij është brenda standarteve. Por nëse çmimi I tij shtrenjtohet mund të nxisë importin e një cilësie edhe më të ulët, thonë bizneset e fushës.

 

Rrisku është që duke u shtrenjtuar ky mall, mund të nxisë importet e një cilësie më të ulët me qëllim amortizimin e kostove që vijnë nga vendosja e taksave.

 

Sipas shoqatës së agrobiznesit, është emergjente që autoriteti kombëtar I ushqimit të rrisë kontrollet për sasinë dhe cilësinë e qumështit pluhur, pasi importi I këtij produkti nuk behet nga vendet e BE.

 

Ne importojmë më shumë nga vendet jashtë BE. Kjo është arsyeja pse ne themi që AKU së bashku me ISUV të rrisin kontrollet dhe të ngrenë laburatoret për cilësinë e këtij produkti në treg.

 

Në propozimin e këtij ligji, qeveria argumenton se ka një rënie të prodhimit të qumështit natyral në vend e për rrjedhojë edhe të grumbullimit të tij për fabrikat përpunuese. Si pasojë e kësaj rënie importi I qumështit pluhur nga 560 ton që ka qenë në 2016 ka arritur në 2020 në 1400 ton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *