Vendi
Shtrenjtohet orizi dhe vaji/ Bordi merr vendimin për çmimet e produkteve të shportës

Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë çmimet për produktet bazë të shportës.
Ajo që bie në sy është rritja e çmimit të orizit dhe vajit të lulediellit.
Reklamë
Vaji do të shitet me çmimin 381 lekë për litër, nga 321 që ishte. Ndërsa, orizi, i cili më parë kushtonte 104 lekë për kg, tashmë do të shitet 109 lekë.
Ulja e çmimeve është reflektuar te sheqeri dhe mielli. Këto produkte do të tregtohen përkatësisht 121 dhe 79 lekë për kg.
Ky vendim hyn në fuqi këtë të shtunë, 30 prill, dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë a pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




