Subscribe

Rritja e çmimit të miellit ka prekur edhe Kosovën duke krijuar një efekt zinxhir në shtrenjtimin e bukës, por edhe produkteve të tjera ushqimore me rreth 40%.

Kryetari i shoqatës së prodhuesve të miellit shpjegon se ndikimi vjen nga bursa ndërkombëtare, pasi mungesa e grurit në tregje përkthehet me rritjen e çmimit të miellit dhe produkteve të tij.

 

BASHKIM ZEJNULLAHU

KRYETAR I SHOQATES SE PRODHUESVE TE MIELLIT

“Sot flasim për një çmim të miellit në tregun e Kosovës tek furrtarët tanë prej 400 deri 450 euro për një tonë me miell. Çmimi është 45 euro për 100 kilogramë miell. Kërkesa e grurit realisht e përcakton edhe çmimin, ndërsa mungesa e sasive në tregjet botërore ka ndikuar të ngriten çmimet botërore, që ndikon drejtpërdrejt edhe në tregun tonë sigurisht.”

 

Kjo shifër konsiderohet alarmante nga qytetarët në kushtet kur nuk ka asnjë ndryshim në nivelin e të ardhurave.

 

SADIK PËRVETICA

QYTETAR

 “Besoj që për një pjesë të madhe është e papërballueshme. Jo vetëm buka, por edhe artikuj të tjerë të domosdoshëm ushqimorë janë ngritur edhe është gjendje alarmante për Qeverinë e Kosovës. Kam blerë sot, këtu është 50 cent çmimi i bukës. Edhe produktet e tjera, vaji, sheqeri, të gjitha janë ngritur shumë. Përkundër kësaj, rrogat, pensionet, nuk janë rritur. Kjo është më alarmante”.

 

Qytetarët gjithashtu shprehen se rritja e çmimeve është i papërballueshëm për kategoritë në nevojë dhe pensionistët. Ata kërkojnë që qeveria të veprojë për të normalizuar situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *