E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Shtrenjtohen qepët dhe patatet/ Fermerët: Është rritur kërkesa për prodhimin vendas

Këtë vit çmimi i patates dhe qepës në juglindje të vendit është rritur shumë. Nëse vitin e kaluar një kilogram patate është shitur nga 45-50 lekë, këtë vit ka shkuar deri në 60 lekë për kilogramë.

 

Sipas fermerëve kjo rritje ka ardhur për shkak të kërkesave të tregut vendas në këtë periudhë vere.

 

Reklamë

DANJEL PLASA

 

FERMER

 

Prej shume vitesh kam punuar për të zgjedhur kultivarin e kërkuar nga tregu dhe me kryesorja kultivare me të cilin dalim më shpejt se të tjerët në treg.

 

Për fermerin Vasil Plasa çmimi i këtij viti është i lartë edhe për shkak të rritjes së imputeve bujqësore.

 

VASIL PLASA

 

FERMER

 

Kërkesat e tregun kanë ndikuar më shumë në këtë rritje

 

Por drejtori i bujqësisë në Bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari, thotë se kultivimi i patates vitet e fundit është përqendruar në një numër të caktuar fermerësh.

 

ARBEN DULELLARI

 

DREJTOR I BUJQESISE

 

Fermerë të cilët jo vetëm kanë fituar më shumë përvojë pune, por më kryesorja kanë investuar në makineri bujqësore duke ulur koston e prodhimit.

 

Në qarkun e Korçës  këtë vit janë mbjellë 2191 hektarë me patate dhe 1417 hektarë me qepë.

Më shumë video

Reklamë