Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh me nota optimizmi se rastet e reja me koronavirus në Shqipëri janë drejt rënies.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai bëri një analizë të thjeshtë të të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë dy ditëve të fundit.

“✅ SUPER! 🙏✅ Dy dite rresht me sinjale te mira! 🙏👉 Dje: 112 raste te reja nder 801 testime. 👉 TPP 112 / 801 = 14.0% 👉 Sot: 84 raste te reja nder 796 testime. 👉 TPP 84 / 796 = 10.6% Javen e kaluar TPP ishte 19%. Kujtoj qe benchmarku i OBSH-se eshte TPP <10%, per te treguar nje gjurmim te kenaqshem te rasteve. ✅ Gjithashtu, per dy dite rresht numri i te sheruarve eshte me i larte se rastet e reja.👉 Sot: 97 te sheruar dhe 84 raste te reja. 👉 Dje: 132 te sheruar dhe 112 raste te reja. 🙏 Le te shpresojme qe kjo ecuri do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim. 🙏 Forca miq! Shtrengoni dhembet edhe pak. 🙏 Fillimi i renies duket se eshte afer!”

Më herët Alimehmeti ka postuar edhe studime që tregojnë se virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion, duke e bërë atë më lehtësisht të përhapshëm, por më pak vdekjeprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *