Përfaqësues të Komitetit Teknik të Eksperteve kanë vendosur të ndalojnë grumbullimet e njerëzve më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.

Gjithashtu, ndalohen tubimet partiake, konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte.

Ekspertët përsëritën thirrjen drejtuar qytetarëve për të zbatuar rregullat e vendosura kundër COVID, siç është mbajtja e maskës dhe ruajtja e higjienës.

“Në tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenaret e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid.”

Po ashtu, ata deklaruan se mbyllja e vendit do të ishte alternativa e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *