Pavarësisht masave të ndërmarra për menaxhimin e pandemisë, fqinjët tanë por edhe rajoni i Ballkanit në tërësi po përballet me bilance shqetësuese. Kjo javë ka filluar me 630 viktima në Itali, duke tejkaluar 50 mijë në total, që nga filimi i krizës shëndetësore. Në 24 orët e fundit, në vendin me 60.3 milionë banorë, janë identifikuar rreth 23 mijë të infektuar më shumë. Autoritetet parashikojnë kulmin e valës së dytë në fund të këtij muaji ndërsa presioni në sistemin shëndetësor është thelluar ndjeshëm.

 

Edhe Greqia me rreth 11 milionë banorë po përballet me të njëjtën situatë, në 24 orët e fundit humbën jetën 84 pacientë dhe u identifikuan më shumë se 1 mijë e 300 të infektuar. Selaniku dhe Athina konsiderohen si zona me rrezik të lartë.

 

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, 35 persona e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, kapacitetet në spitale janë të kufizuara ndërsa tendenca e infeksioneve të reja fatmirësisht është në ulje.

 

Kosova sot raportoi 645 raste të reja të të infektuarve në rreth 1500 testime të kryera. 12 persona humbën jetën ndërsa komuna më e prekur mbetet Prishtina.

 

Ndërkohë Serbia shënoi 38 viktima në 24 orët e fundit dhe më shumë se 5 mijë të infektuar në mbi 15 mijë testime të kryera.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *