Numri i të sëmurëve me veshka, sipas të dhënave zyrtarem ka pësuar rritje, ku 1 në 8 persona në vend është i prekur. Sëmundje të tilla shfaqen në mënyrë të heshtur ndërsa pacientët shpesh paraqiten në spitale në stade të rënduara.
Mjekja pohon se pacientët shpesh e kanë të vështirë të kuptojnë sëmundjen.
Një stil i shëndetshëm jetese me ushqime të kontrolluara e shumë aktivitet fizik do parandalonte obezitetin, hipertensionin e diabetit, sëmundje që cojne dhe në probleme të veshkave.
Mjekët rekomandojnë kontrolle të vazhdueshme. Ndërsa sipas të dhënave 850 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga një sëmundje që prek veshkat.





