Subscribe

Gripi dhe virozat e stinës kanë rritur numrin e pacientëve që kanë probleme me mushkëritë në ditët e para të dhjetorit.

 

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë drejtohen për ndihmë të specializuar rreth 40 persona në ditë.

 

ARBEN TANKA 

 

MJEK PNEUMOLOG

 

“Dhjetor, janar shkurt ka një ngarekesë më të shtuar se në periudhat e tjera të vitit ne vënë rë në këto ditëtë e para të dhjetorit ka një ngarkesë me virozat. Qoftë virozat stinore dhe me gripin. Një person që ka sëmundje kronike por edhe një person pa sëmundje të tjera mund të bëjë komplikacione nga virozat por më shumë nga gripi stinor. 40 pacientë në ditë që vijnë dhe kërkojnë ekzaminime por edhe trajtim. Ka një shtim të numrit të konsultave ditore, të cilat mund të shkojnë 20 vizita në ditë.”

 

Mjekët sqarojnë se pandemia e Covid-19, rriti rastet tek të sëmurët me probleme pulmonare. Spoku dhe astma bronkiale mbeten shqetësimet më të shpeshta.

 

ARBEN TANKA 

 

MJEK PNEUMOLOG

 

“Spoku ëshët sëmundja e personave që kanë qënë konsumatorë të mëdhenj të duhanit dhe zakonisht është mbi moshat 50 vjeçare, nuk përjashtohen rastet edhe më herët. Astma mund të shfaqet në të gjitha moshat sepse është një sëmundje që ka predispozitë të ndodhi nëse je alergjik, janë sëmundje kronike që mjekohen gjate gjithë kohës por mund të komplikohen nga virozat e stinës”.

 

Virozat e stinës që shfaqen përmes simptomave të kollës apo dhimbjes së fytit, nuk duhet të çojnë drejt përdorimit të menjëhershëm të antibiotikut. Mjekët këshillojnë qe kujdesi më i madh duhet patur me pacientët mbi moshën 60-vjeçare dhe sidomos ata që kanë sëmundje kronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *