Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që i gjithë vendi të futet në karantinë për 58 orë.

Ora policore parashikon që të fillojë të shtunën në orën 19:00 dhe të përfundojë të martën në mëngjes. Kjo fundjavë përkon edhe me festën e Fitër Bajramit dhe Ditës së Shën Qirilit dhe Metodisë.

Ndërkohë, Bashkësia Fetare Islame ka paralajmëruar se nuk do ta pezullojë faljen e namazit të Bajramit gjatë të dielës.

Këtë të premtë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar një viktima nga Tetova dhe 23 raste të reja me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *