Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar shërbimet dhe kontrollet në rrugët ku mungojnë vendkalimet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve.

 

Policia thotë se do ndëshkojë drejtuesit e mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative, 104 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, 123 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara në qendrat e banuara, 67 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 32 për shkelje të semaforit, 49 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, 56 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 114 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *