Konfliktet mes nxënësve kanë pësuar rritje në disa prej qyteteve të vendit.Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, janë regjistruar 379 raste gjate vitit shkollor 2024-2025 numër që ngre alarmin për klimën e tensionuar brenda ambienteve të shkollës.
“Për vitin shkollor 2024-2025, Tirana kryeson listën me 211 raste të referuara në polici, 18 më shumë se një vit më parë, ndërsa pas saj vjen Korça me 68 raste.”
Shumica e konflikteve kanë qenë verbale, por nuk kanë munguar edhe rastet kur debatet janë përshkallëzuar në dhunë fizike. Rastet me problematika të tilla, dëmtime të lehta, apo keqpërdorim të rrjeteve sociale, për të cilat është parë i nevojshëm referimi në prokurori janë ulur. Gjatë vitit 2023–2024 ka patur gjithsej 42 raste, ndërsa për vitin shkollor pasardhes ka patur 29 raste.
Psikologët e lidhin rritjen e agresivitetit tek të rinjtë me modelin e sjelljeve që atyre u serviret nga shoqëria dhe mënyrën se si mësojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.
“Së pari sjellja e agresive te të rinjtë nuk është kaq rastësore, është një sjellje e mësuar. Është e mësuar nga rrjeti familjar në kontekstin shoqëror dhe në grupe që janë të ndërtuara kryesisht online. Shpesh herë janë shumë të pëlqyera marrin shumë reagime komente që për fat të keq janë komente pozitive që admirojnë dhe lartësojnë agresivitetin dhe dhunën e shprehur ndaj njëri-tjetrit.
Nga vetë mosha që ndodhet adoleshenti ka shumë të rëndësishëm rolin në grup dhe shpeshherë e kërkojnë mëe agresivitet fizik, edhe pse e pashëndetshme dhe dëmtuese për bashkëmoshatarët edhe për ata vetë”, tha psikologia Anora Kroj.
Psikologet e vëne theksin edhe te mungesa e kurrikulave për edukimin emoconal të fëmijëve.
“Mënyra sesi edukohemi nga ana emocionale mungon nëpër shkolla cka duhet ti jepet fokus nëpërmjet një kurrikule të vecantë mësimore ku fëmijët dhe adoleshentët të dijnë si të edukohen nga ana emocionale. Ti njohin emocionet por edhe të dijnë si ti menaxhojnë emocionet, kjo është shumë e rëndëisshme kur bëhet fjala të sjellja”, shtoi psikologia.
Një tjetër element qe theksohet nga specialistet është nevoja për një bashkëpunim më të fortë dhe një komunikim më efektiv mes trekëndëshit mësues–nxënës–prindër./vizionplus.tv





