Subscribe

Rritja e rasteve nga gripi i stinës ka shtuar komplikacionet dhe shtrimet.

 

Vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë çdo ditë paraqiten deri 70 pacientë. Sipas mjekëve nuk mungojnë as rastet e rënda.

 

ARBEN TANKA

 

MJEKU PNEUMOLOG NË SPITALIN “SHEFQET NDROQI”

 

“Situata me shtrimet është mbi mesataren e shtretërve. Ka raste që vijnë në gjendje shumë të rëndë. Kryesisht janë mbi 60 vjecare, ndërsa moshat që predominojnë në raste të rënda janë rreth moshës 75-80 vjeç që kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese, që bëjë komplikacione më të rënda dhe të cilët janë kandidatë për t´u hospitalizuar në reanimacion.”

 

Piku i gripit, është shumë afër dhe po godet më shumë se dy sezonet e mëparshme. Epidemiologët thonë se po e gjen popullatën me imunitet më të rënë.

 

REXHEP MUJA

 

MJEKU EPIDEMIOLOG

 

“Infektimet mund të arrijnë pikun në 15 ditëshin e parë të janarit deri na fundi i janarit. Por nuk përjashtohet dhe një valë deri në mesin e shkurtit. Kushdo që ka shenja mos të dalë në ambientet publike dhe të izolohet brenda familjes së tij.”

 

Mjekët thonë se nëse shqetësimet zgjasin më shumëse 5 ditë pacientet duhet të drejtohen në spitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *