Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

Lëvizjet brenda PD, Hasimja: Salianji një nga njerëzit që...

Shtatzënë para apo pas të 30-ve, ja si ndikon kjo zgjedhje në gjendjen ekonomike të një gruaje

23 Nëntor 16:29

Fëmijët “kushtojnë”, kanë kosto dhe kjo nuk lidhet vetëm me nevojën e blerjes së ushqimeve, panolinëve apo pagesat e kopshtit dhe çerdhes, por, kur bie fjala për gratë, këto të fundit më shumë se burrat kushtëzojnë ndjeshëm aktivitetin e tyre në punë.

Më parë kemi folur për këtë çështje duke e lidhur atë me faktorë fiziologjikë, por në një shoqëri moderne, jo pak të rëndësishëm janë edhe faktorë të tjerë me karakter utilitar dhe ekonomik.

Në këtë këndvështrim, cila do të ishte atëherë mosha më e këshillueshme dhe e përshtatshme për te sjellë në jetë fëmijë?

Kësaj pyetjeje i përgjigjet një studim i vitit 2016, mbështetur në analizën  e të dhënave të mbledhura nga viti 1995 deri në vitin 2009 nga gra që jetojnë në Danimarkë, një shtet me ekonomi dhe mirëqenie të lartë.

Sipas këtyre te dhënave, humbja financiare në dy vitet pas lindjes së fëmijëve është më e vogël tek gratë që kanë lindur pas moshës 31- vjeçare, krahasuar me ato që kane lindur përpara kësaj moshe.

Ndërkohë në një periudhë më të gjatë, gratë që kanë lindur mes moshës 31 dhe 34-vjeçare, arrijnë të fitojnë më shumë në terma financiare, se sa ato gra që nuk kanë sjellë ende fëmijë në jetë. Shpjegimi lidhet me faktin se gratë me moshë mbi 30 vjeç, në rrugëtimin e tyre kanë përfituar më shumë aftësi dhe dije, duke u bërë kështu më të vështira për t’u zëvendësuar nga punëdhënësit.

Nga ana tjetër, duke pasur më shumë mundësi ekonomike, ato mund t’ia lejojnë vetes të marrin edhe babysitter për fëmijët e tyre dhe të ruajnë ndërkohë vendin e tyre te punës. Gjithsesi, nuk duhet pritur shumë.

Dhe kjo lidhet në radhë të parë me shëndetin e fëmijëve. Por të dhënat e studimit te mësipërm tregojnë se kjo nuk është e përshtatshme edhe ekonomikisht.

Gratë që kanë lindur pas moshës 34 vjeçare, arrijnë të fitojnë vetëm 2% më shumë se gratë pa fëmijë, ndërkohë qe ato mes 31 dhe 34 vjeç fitonin 13% më shumë.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Shtatzane Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Bëni shumë kujdes”, cilën shenjë Horoskopi po paralajmërojnë yjet ditën e sotme

më shumë...

Brokoli mund të zhbëjë të gjitha dëmet që i shkakton cigarja mushkërive

më shumë...

Si të forconi imunitetin gjatë dimrit

më shumë...

Festat e fundvitit, sekreti që duhet të dini për panetonen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.