Subscribe

Kritikët e artit i kanë cilësuar shtatoret si jashtë standardeve artistike, duke akuzuar se janë tjetërsuar nga imazhi i tyre origjinal. Ndonëse shtatorja e Adem Jasharit, e vendosur në një qendër tregtare në qytetin e Prizrenit, është vendosur që të hiqet, për shtatoren e Skënderbeut ende nuk ka një vendim.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, këngëtarja dhe deputetja e njohur, Eliza Hoxha, u shpreh se në gjithë këtë histori në vend që t’i nderojmë këto figura, po i fyejmë ata.

“Për mua, është një farë marrëzie e jona.

Është me rëndësi, që nëse flasim për monumente në veçanti, atëherë ne duke dashur që t’i nderojmë, ne po i fyejmë ata, po edhe gjeneratat e reja, nëse lejojmë artistat e sodit, nëse i quajmë artistë, të lejohen të bëjnë vepra të tilla.

Unë mund ta kujtoj vetëm një arkitekt të kohës së ish-Jugosllavisë që është i njohur për arkitekturën e monunetve që është Bogdan Bogdanoviç, i cili ka qenë profesor në një kohë edhe në Prishtinë. Nëse shikoni memorialet dhe monumentet e tij, besoj shumë lehtë mund ta kuptojmë filozofinë se sa është e rëndësishme në kuptim konceptual të menduarit se për çfarë kohe flasim, kujt i referohemi dhe çfarë duam të transmetojmë nga një memorial a monument.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *