E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtatë orë luftë me flakët, vihen nën kontroll zjarret në Gjirokastër

Rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të hënë shërbimet zjarrfikëse të Qarkut të Gjirokastrës kanë vendosur nën kontroll zjarret në zonat me pisha dhe kullota që rrezikuan fshatrat Valare, Topullaraj, Dhoksat, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.

Ndërhyrja për gati  7 orë në luftë me flakët evitoi rrezikun për banesat.

Ndërkohë në zonë  vijojnë të qëndrojnë një grup prej 50 forcash të ushtrisë për t’i paraprirë riaktivizimit të mundshëm të zjarrit.

Dyshohet se vatra në Lunxhëri, ndër më problematiket e kësaj vere ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Po ashtu nën kontroll janë vënë edhe vatrat e tjera të zjarrit në Berat dhe Lushnje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë