Këshilli i mandateve ka bashkuar kërkesat e dy grupimeve të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes dhe njëherësh ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

 

Sot para këshillit, ka paraqitur argumentet deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj. Ashtu si dhe Gazment Bardhi, Shehaj mendon se në momentin që bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka ka marrë statusin e investitorit strategjik, ministrja ka shkelur Kushtetutën dhe i duhet hequr mandati.

 

Avokati i deputetes Xhaçka do të paraqesë me shkrim pranë këshillit të mandateve argumentet e tij pse nuk qëndrojnë pretendimet e Agron Shehajt për shkelje të kushtetutës.

 

Sipas rregullores në fund të shqyrtimit të kërkesave Këshilli duhet të hartojë një raport dhe më pas i takon séancës plenare për të vendosur nëse çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka duhet apo jo të shkojë në Gjykatën Kushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *