Kronikë
Shqiptari në Itali tenton të hidhet nga dritarja, shpëtohet mrekullisht nga karabinierët

Një shqiptar në Itali tenton vetëvrasjen por është shpëtuar mrekullisht nga karabinierët.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kërcënoi se do të hidhej nga dritarja e katit të dytë, të një ndërtese në Itali.
Shqiptari është shpëtuar falë ndërhyrjes së policisë dhe telefonatës së gjat qetësuese.
Policia arriti ta qetësonte, duke e mbajtur në telefon dhe duke e bindur të zbriste nga dritarja.
Ngjarja ka ndodhur ne Pedagna, ndersa nuk dihen arsyet e tentativës së vetëflijimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




