Një shqiptar është ekzekutuar këtë të diel në një nga kafenetë e Athinës.
Mediat greke raportojnë se autori është futur i armatosur në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e qëlloi atë tetë herë, duke e lënë të vdekur. Më pas, ai ka marrë një taksi dhe është larguar nga vendi i krimit.
34-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mbijetoi. Viktima kishte rënë pre e një atentati në shkurt të këtij viti, por atëherë mundi të shpëtonte.