E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shqiptarët po i vret zemra/ Mjekët: Vdekjet u rritën edhe për shkak të pasojave të Covid

52,4% e vdekjeve  të shqiptarëve vijnë nga sëmundjet e zemrës. Sipas institutit të statistikave, ato lidhen me sëmundjet kronike kardiake, ato të enëve të trurit dhe ishemitë e zemrës.

 

Rritja e vdekshmërisë, sipas mjekëve është ndikuar edhe nga pasojat që Covid shkaktoi në shëndetin e përgjithshëm të popullatës. Gjatë kohës së pandemisë shumë persona anashkaluan mjekimin për shkak të frikës, duke rënduar gjendjen shëndetësore.

 

Reklamë

Përveç gripit, këto ditë spitalet janë tejmbushur edhe me të sëmurë kardiake apo me sëmundje të tjera kronike. Për ekspertët e shëndetit stina e dimrit është armiku i pacientëve, që vuajnë nga zemra.

 

Pacientët, që vuajnë nga sëmundjet kardiake, duhet patjetër të marrin një mjekim më të shtuar gjatë kësaj periudhe.

 

Kërcënuesit kryesorë në përhapjen e këtyre sëmundjeve janë alkooli dhe duhani, që ndikojnë direkt në funksionimin e zemrës. Por edhe mungesa e veprimtarive sportive si dhe një jete sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga problemet e zemrës.

Më shumë video

Reklamë