E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Shqiptarët në gjyq se përdorin simbolet kombëtare”/ Cakaj takon Shaip Kamberin

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi. Diskutimet gjatë takimit u fokusuan tek proceset gjyqësore për shqiptarët, pse përdorin simbolet kombëtare.

 

Gjithashtu, ata u dakordësuan që në nivel ndërkombëtar të kërkohet më shumë ndjeshmëri për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

“Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi ????????!  Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare. Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës ❤…”, u shpreh Gent Cakaj në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë