Policia angleze shkatërroi një grup shqiptar që merrej me prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

 

Në prangat e policisë përfunduan gjashtë shqiptarë, Visar Sellaj 33 vjeç, Kujtim Brahaj 50 vjeç, Indrit Brahaj 27 vjeç, Bledar Elezaj, 36 vjeç, Erblin Elezaj 33 vjeç dhe Andi Kokaj 23 vjeç.

 

Efektivët ushtruan një kontroll të rastësishëm në makinën e tyre dhe gjetën sasi kanabisi me vlerë 300 mijë paund.

 

Kjo e çoi policinë angleze të vijonte operacionin edhe në shtëpinë e tyre, ku zbuluan shtëpinë e barit në tri ndërtesa të ndryshme në Harrogate të North Yorkshire.

 

Policia gjeti kanabis me vlerë 240 mijë paund, ndërsa shqiptarët u dënuan me heqje lirie, si më poshtë vijon:

 

Visar Sellaj, gjashtë vjet e nëntë muaj burg

Kujtim Brahaj, tre vjet e dy muaj burg

Indrit Brahaj, katër vjet e katër muaj burg

Bledar Elezaj, tre vjet burg

Erblin Elezaj, pesë vjet e dy muaj burg

Andi Kokaj, tre vjet burg

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *