Subscribe

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i është përgjigjur këtë të martë deklaratave të ministrit britanik të emigracionit, Robert Jenrick, i cili i quajti shqiptarët kriminelë qe duhen larguar.

 

Nga përkujtimorja e 555 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” që u zhvillua në Lezhë, kreu i shtetit tha se zyrtarët e lartë nuk mund të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor goditur shqiptarët.

 

Edhe pse jo i drejtpërdrejtë, ky mesazh ishte për ministrin Britanik.

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

Gjergji Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashttps://www.youtube.com/watch?v=wt8_wXGxUakhurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre dhe dinë të arrijnë suksesin për vete e për të tjerë. Këto shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë edhe atje ku zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.

 

Një ditë më parë ministria e Jashtme i dorëzoi ambasadorit britanik një notë verbale për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminuese të përdorur nga ministri i shtetit për imigrimin Robert Jenrick

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *