E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shqiptarët frikë nga koronavirusi, dynden në farmaci për maska e dezinfektantë

Pas vdekjes së disa qytetarëve në Itali nga koronavirusi, shqiptarët ndjehen të frikësuar për përhapjen e sëmundjes edhe në vendin tonë.

Ata thonë se shqetësimi është I madh pasi kontaktet me Italinë fqinje janë të shumta.

Lajmet e fundit për koronavirusin kanë sjellë fluks kërkesash për maska mbrojtëse në farmaci. Shumë prej tyre kanë patur shitje record, madje edhe me cmime më të larta. Ndërsa sot, në diasa prej tyre kishte edhe mungesa.

Rritja e beftë e kërkesës është shoqëruar me abuzime më cmime, sidomos nga depot farmaceutike. Maskat e thjeshta nga 20 lekë që shiteshin deri një ditë më parë, sot kushtojnë 80 lekë.

Reklamë

Çmimi është thuajse trefishuar, ndërsa maskat prej karboni nga 330 lekë sot u shitën 800 lekë.

Por Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, thotë se Shqipëria nuk ka ende rrezik nga koronavirusi.

Edhe pse nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtyarisht, shumë njerëz kanë shtuar masat sidomos për higjienën, duke blerë e përdorur masivisht dezinfektantët.

Më shumë video

Reklamë