E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shqiptarët arratisen nga burgu në Greqi, prenë hekurat e qelisë e zbriten me çarçafë

Policia greke arrestoi njërin prej 3 shqiptareve qe u arratisen ne mënyrë spektakolare ne orët e para te se enjtes nga qelia e paraburgimit ne Gjykatën e Athinës. Shqiptari i arrestuar, 35 vjeç, identiteti i te cilit nuk është bere me dije, u arrestua ne zonën e Menidit, një lagje ne Athinë.

 

Bashke me tre shqiptaret u përpoq te arratisej edhe një gjeorgjian i cili u kap nga autoritetet ne oborrin e Gjykatës. Ndërkohë vijon operacion i kërkimit për dy shqiptaret e tjerë. Autoritetet greke bëjnë me dije se 4 te paraburgosurit kane prere hekurat e qelisë me një lime dhe me pas kane zbritur duke përdorur çarçafë. Ata do te paraqiteshin mëngjesin para trupit gjykues qe do te shqyrtonte akuzat kundër tyre.

 

2 shqiptare akuzohen për trafik lendesh narkotike, ndërsa tjetri bashke me shtetasin gjeorgjian akuzohen për vrasje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë