Subscribe

5 qytetare shqiptare kane mbetur te plagosur si pasoje e tërmetit ne Amatrice, ne Itali. Ministria e Jashtme ka konfirmuar zyrtarisht se te plagosurit ndodhen ne spitalin Gemelli te Romes dhe janë jashtë rrezikut per jetën. Ndërkaq personeli i ambasadës sone ne Rome ndodhet ne terren per t’i ardhur ne ndihme çdo qytetari shqiptar dhe per kete arsye është vendosur edhe nje numer emergjence. Ndërkaq te gjithë kreret e shtetit shqiptar i kane shprehur ngushëllimet per tragjedine vendit fqinj Italisë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ne nje mesazh ngushëllimi drejtuar homologut italian ka theksuar se ne keto momente te vështira shteti shqiptar ndodhet prane popullit italian. Ne nje mesazh ne rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama ka përcjelle ngushëllimet e tij per familjet qe humben te afërmit nga kjo tragjedi. Edhe lideri i opozites Lulzim Basha ka shprehur dhimbje dhe solidaritet me popullin italian dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira që la pas tërmeti i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *