E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Shqiponjat” arrestojnë 37-vjeçarin/ I gjejnë drogë, municion luftarak, armë të ftohta dhe uniforma policie

Në prangat e Policisë së Durrësit ra një 37-vjeçar me inicialet D. K., i akuzuar për një sërë veprash penale.

 

Në bashkpëunim me forcat “Shqiponja”, efektivët ushtruan kontroll në një ambient në lagjen nr. 15 në Durrës, që ishte në pronësi të të arrestuarit.

 

Reklamë

Aty ata gjetën një sasi kanabis, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë