Pas kreut të PD-së, Lulzim Bashës, i cili sulmoi Ramën për këtë veprim, po ashtu sot ka reaguar edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

 

Mediu shkruan në profilin e tij në Facebook, se marrëzia e Ramës nuk njeh asnjë kufi, teksa kujton se largimi i shqiponjës është një akt mosmirënjohje për vëllezërit Destani, të cilat i dhuruan Tiranës në shenjë nderimi simbolin e shqiponjës në 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

 

“Marrezia e Rames nuk njeh kufi.

Kushtetuta, ligji, Instutucionet per te nuk kane asnje vlere. Mjafton vetem ai dhe mendja e tij. A do te fshij cdo gje nga historia dhe kultura e Shqiperise, cdo gje qe nuk i pelqen apo qe e kane bere te tjere para tij. Paranoja e tij nuk shkon vetem ne mohim dhe mashtrim por dhe shkaterrim. Si mundet nje kryeminister te mos vleresoje nje xhest fisnik prej patriotesh te Lazim Destanit dhe familjes Destani me rastin e 100 vjetorit te pavaresie te cilet I dhuruan Tiranes shqiponjen, simbolin kombetar ne hyrje te Tiranes. Kjo sjelleje dhe perdhosje e Rames me krahasime banale per te justifikuar cmendurine e tij eshte e turpshme”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *