Prej orës 07:00 të ditës së sotme në televizionin kombëtar Vizion Plus ka nisur transmetimi maratonë për pasqyrimin në detaje në çdo skaj të Shqipërisë për zgjedhjet politike që po zhvillohen sot.
Deputetja Flutura Açka duke folur përballë moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se ditën e sotme është mjaft e rëndësishme ruajtja e qetësisë si dhe ftesa që shqiptarët të votojnë masivisht.
Sipas Açkës kjo fushatë ka qenë mjaft e qetë dhe se shpreson që kjo të pasqyrohet edhe përgjatë ditës së sotme.
Pjesë nga biseda:
Açka: Kjo fushatë duket se ka qenë më e qetë, ose ka ndodnjë gjë nën nën shtresë, ose partitë politike kanë kuptuar se nuk mund të sillen më si joeuropianë. Pjesa e lidershpit qqë ka qenë në listë të mbyllur nuk ka qenë dhe shumë aktive, pasi qytetarët kërkojnë se ti ku je, kur ti nuk ke mudësi t’i thuash ku je, është një lloj turpërimi të shqiptarëve.
Borakaj: Mendon se do të jetë pjesmarrje e lartë apo e ulët?
Açka: Nuk di të them, pasi shqiprtarët janë bërë europianë. Megjithatë socialistët vijojnë të jenë besnikë dhe brenda orës 11-12 do të kenë mbaruar. Rëndësi ka të votijmë elektoratin gri. Nëse nuk zgjojmë elektoratin gri, ka një problem shumë të madh me zgjedhjet.
Borakaj: Janë mbi 2 mijë kandidatë, arrijnë ta zgjojnë elektoratin gri?
Açka: Ne nuk i kemi parë të 2 miijë me thënë të drejtën. Më duket pak e tepruar, se përderisa Shqipëria paska 2 mijë për 140 njerëz për të përfaqësuar, unë mendoj se qenkemi fantastikë, por a mos është ky njëlloj popullizmi.





