Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një...

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima,...

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati i Shenjtë:...

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende...

Ministri i Jashtëm iranian: Përgjigje vendimtare ndaj çdo sulmi...

Shqipëria voton/ Qytetarët zgjedhin qeverinë e ardhshme, transmetim maratonë në “Vizion Plus”

11 Maj 07:03

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Qytetarët shqiptarë do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.

Në këto zgjedhje për herë të parë në historinë e pluralizmit do të votojnë edhe qytetarët shqiptarë në diasporë.

Ata do ta ushtrojnë të drejtën e votës nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë përmes postës.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 245935 qytetarë nga diaspora.

Katër vite më parë kanë qenë të regjistruar 3,588,869 zgjedhës, ku ushtruan të drejtën e votës 1,662,274 ose 46.33%.

Ndërsa në këto zgjedhje janë 3,467,962 qytetarë me të drejtë vote.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 8 parti dhe 3 koalicione dhe në total janë në garë 2.046 kandidatë të cilët garojnë për 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë që do të zgjidhen në bazë të sistemit proporcional rajonal.

Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi; ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.

Në listën e zgjedhësve 114.642 janë votues për herë të parë. Ndërkohë që për shkak të ligjit të dekriminalizimit 1.081 shqiptarë që janë dënuar për krime të rënda nuk kanë të drejtë të votojnë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, 246 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë elektorale.

Fleta e votimit është shpërndarë nëpërmjet postës në 85 shtete të botës dhe ata kanë votuar tashmë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zarfin me fletën e tyre të votimit deri në orën 19:00 dhe nëse zarfat mbërrijnë pas kësaj ore, vota e tyre nuk do të numërohet.

Sistemi zgjedhor këtë herë ka një risi; pasi lista e kandidatëve është ndarë në dy pjesë: në listën e hapur dhe listën e mbyllur. Secili koalicion apo parti politike garon me një ekip prej 186 kandidatësh; dhe në çdo qark 1/3 e kësaj liste është e mbyllur, ndërkohë që qytetarët mund të votojnë pjesën tjetër të kandidatëve dhe vota e tyre do të përcaktojë se cili do të zgjidhet deputet në parlamentin e ardhshëm.

Zgjedhjet e 11 majit monitorohen nga vëzhgues vendas e të huaj. Prej datës 2 prill në Shqipëri është vendosur misioni i ODIHR i cili po monitoron garën elektorale me një ekip që përfshin 12 ekspertë ndërkombëtarë, 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

DIQNI LIVE TRANSMETIMIN MARATONË TË VOTIMIT PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË VIZION PLUS

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
maratone PD PS Vizion Plus zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë, punonjësi: Ndihem i tradhtuar nga kolegët

më shumë...

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e vështirë për të vënë flakët nën kontroll

më shumë...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një i lënduar niset në spital

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:24

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët...

7:39

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi...

7:15

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e...

6:57

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5...

6:40

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën...

6:09

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy...

5:56

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet...

5:47

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për...

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

4:14

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që...

3:56

Jo vetëm fotot, por edhe mesazhet; Cili...

3:19

Fluks i lartë në pikat kufitare të...

3:07

Qiraja e apartamentit vetëm rritet, agjentët imobiliarë...

3:01

Protestat kundër propozimit të PS për reformën...

2:49

Albin Kurti negociata me LDK-në: Do shfrytëzojmë...

2:46

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria...

2:38

Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.