Shqipëria është vendi i katërt në rajon më i kërcënuar nga terrorizmi. Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me fokus Indeksi Global i Terrorizmit 2016, Shqipëria radhitet e 92-ta. Në radhët e vëndeve të rajonit, shtetet më të kërcënuara janë nga Bosnje-hercegovina në të 62-tën, Kosova në të 70-ën, Maqedonia në të 78-ën etj… Sa i takon Evropës, shteti më i rrezikuar nga terrorizmi është Franca, e cila është radhitur në pozitën e 29-të. Dy dokument publikohet në kulmin e fushatës antiterrorizmë në Shqipëri, kërcënim i cili solli dhe zhvendosjen e ndeshjes së futbollit nga stadiumi “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena” . Dokumenti evidenton se numri i vdekjeve nga terrorizmi ka rënë me 10% në vitin 2015, ku në total janë vrarë 29, 376 vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *