Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ditën e sotme mikpriti homologun çek, Jan Lipavský. Në një deklaratë të përbashkët për mediet, ministri çek theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e Republikës Çeke ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE.
Ministri Lipavský: Shqipëria është një vend mik dhe aleat dhe kemi një partneritet afatgjatë në shumë fusha. Çekia dhe Shqipëria kanë mërrëdhëniue të shkëlqyrea dhe shkëmbim tregtar të ndërsjelltë, më shumë se me parnerë të tjerë evropianë. 110 mijë turistë çekë vizitojnë Shqipërinë çdo vit. Nuk është vetëm Saranda dhe Durrësi destinacion turistik, por edhe pjesa tjetër e mrekullueshme dhe malet spektakolare.
Lexo edhe :
Related Posts
Çekia ka qenë një mbështetëse mjaft e fortë e integrimit që nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor, pa Shqipërinë, ishte kënaqësi për mua të nisnim bisedimet me Shqipërinë gjatë presidencës çeke në korrik të 2022. Më lini të theksoj se keni mbështetjen tonë të plotë në ambicien për të përmbyllur bisedimet e anëtarësimit në vitin 2027 për të qenë gati për tu bërë anëtar i BE-së në 2030.
Sot diskutuam edhe çështjet globale, rendin ndërkombëtarë që shtë trazuar nga agresioni i Rusisë. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Çekia janë aleatë në NATO. Menaxhimi i marrëdhënieve transatlantike është bërë pjesë e sfidave strategjike me të cilat përballen si Çekia ashtu edhe Shqipëria. Do të promovojmë edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mborjtjes. Do të hapim një forum sektorial biznesi me kompanitë e interesuara./vizionplus.tv






