Përmes një letre, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, i kërkon Shqipërisë të deklarojë qëndrimin për çështjen mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Duke i sjellë në vëmendje Kartën për Sigurinë Evropiane, e nënshkruar në samitin e OSBE-së në vitin 1999, me thelbin se siguria është e pandashme, pra e njëjtë për të gjitha vendet anëtarë të OSBE-së, Kremlini zyrtar kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe konkrete për pozicionimin e Shqipërisë.

 

AMBASADA E RUSISE

 

Ne duam të marrim një përgjigje të qartë për pyetjen se si partnerët tanë e kuptojnë detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera, në bazë të përkushtimit ndaj parimit të sigurisë së pandashme. Sa synon konkretisht qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në aspektin praktik në rrethanat aktuale? Nëse e refuzoni këtë detyrim, ju kërkojmë ta shprehni qartë këtë.

 

 

Letra u dënua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, ai e cilësoi një shantazh të paprecedent dhe kërkoi reagimin e menjëhershëm, jo vetëm nga qeveria por edhe nga parlamenti me miratimin e një rezolute në mbështetje të Ukrainës.

 

Një ditë pasi ambasada ruse bëri me dije se letra i është dërguar ministrisë sonë të Jashtme, qeveria ende nuk ka një qëndrim të sajin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *