Shqipëria po përjeton vitin më të mirë turistik, duke regjistruar rekord të huajsh që vizitojnë vendin tonë.

 

Gjatë tetëmujorit janar-gusht në shqipëri, sipas instat, hynë 7.2 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Të huajt erdhën më së shumti nga vendet e Europës,  Amerika, Afrika dhe Azia Lindore.

 

Rekord gjatë tetëmujorit shënoi edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit.

 

Referuar të dhënave, janë 4.6 milionë qytetarë që kanë udhëtuar jashtë shqipërisë, një rritje me 19% në raport me janar-gushtin e 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *