Subscribe

Viti 2023 ‘trokiti’ edhe në Shqipëri.

 

Spektakli i fishekzjarrëve në mesnatë mblodhi në sheshin “Skënderbej” mijëra të rinj por edhe familjarë për të ndërruar vitet së bashku.

 

VJOSANA NOZLLAKU

 

GAZETARE

 

“Tirana la pas një vit të vështirë, për shkak të krizës në ekonomi që provokoi lufta. Por tashmë 2023 ka ardhur e bashkë me të edhe shpresa për një vit më të mirë për të gjithë shqiptarë, brenda e jashtë kufijve.”

 

Festa nisi më herët me një koncert festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ritmet e të cilit i ndoqën qytetarët që kishin zgjedhur të festonin jashtë shtëpisë.

 

Pjesës e festës u bënë edhe të huajt.

 

Ndërsa urimi i kryebashkiakut Erion Veliaj shkoi për më shumë dashuri e bashkim.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Sot numërojmë mbrapsht për të mbyllur një vit dhe për të pasur një spektakël fishekzjarresh. Unë them që ne duhet të numërojmë mbrapsht për të mbyllur çdo debat, çdo keqkuptim, çdo cic mic me njëri-tjetirn. Ne shqiptarët kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë. Ndaj, miqtë e mi, më shumë dashuri, më pak urrejtje, më shumë bashkëpunim, më pak pengesa, më shumë kokën nga e ardhmja se sa nga e kaluara.”

 

Rrugët e Tiranës ishin “të gjalla” deri në orët e para të mëngjesit, të mbushur me të rinj që festuan në lokalet e kryeqytetit, pas darkës tradicionale të Vitit të Ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *