Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet...

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet se nxiti...

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë në provë...

Shqipëria porosit raketa moderne anti-tank në SHBA/ Peleshi: Jemi pro zgjerimit të NATO-s me Suedinë dhe Finlandën

21 Maj 12:08

Shqipëria mbështet Suedinë dhe Finlandën në rrugëtimin e tyre për t’u bërë pjesë e bllokut të NATO-s.

 

Nga Pogradeci, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se politika e dyerve të hapura duhet promovuar, duke marrë parasysh edhe situatën e vendit tonë, i cili kërkon që Bashkimi Evropian ta bëjë pjesë të tij.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

“Ne jemi një vend aleat i NATO-s gjithmonë jemi dhe do të jemi në linjën e përgjithshme të Natos dhe partnerit tonë strategjië. Një nga politikat e NATO-s që ne e mbështesim është politika e dyerve të hapura, kështu që Suedia dhe Finlanda janë dy shtete sovrane me standarde të larta demokratike e ushtarake. Dhe ne do ta përkrahim zgjerimin e NATO-s sepse na intereson edhe për qëllimet tona rajonale. Jemi pro politikës së hapur. Ballkani Perëndimor ku ne bëjmë pjesë është në mes të një rrugëtimi drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Ne jemi në mes të rrugës për tu anëtarësuar në BE kështu që na intereson të promovojmë politikën e dyerve të hapura.”

 

Lufta në Ukrainë, sipas Peleshit, po na fut në një epokë të re dhe ajo për çfarë duhet të mendohet është siguria e që të garantohet kjo, duhet që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s.

 

 

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

“Pas 24 shkurtit në të gjitha zhvillimet tona, përfshi procesin integrues në BE duhet të shtohet mbiemri i sigurisë i cili është jo vetëm një tregues për zhvillimet tona demokratike, sociale dhe ekonomike por edhe të zhvillimeve të sigurisë pra një Ballkan Perëndimor i përfshirë tërësisht në BE dhe në Nato përfshi këtu edhe Kosovën dhe Bosnjën do të thotë një siguri më e lartë për rajonin tonë i cili është një rajon i brishtë, brishtësia vjen së pari politika e dyerve të hapura nuk ka gjetur zbatim në rajonin tonë. Ne jemi mbështetës së zjarrtë të politikës së dyerve të hapura të Natos dhe BE  edhe për shkaqet tona të brendshme dhe rajonale.”

 

Në mes të pasigurisë për shkak të luftës, Shqipëria ka bërë kërkesë për raketa moderne anti-tank “Javelin”. Por ministri i Mbrojtjes thotë se kjo lëvizje nuk lidhet me ndonjë kërcënim të mundshëm për sigurinë e vendit tonë.

 

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

“Është në kuadrin e modernizimit të FA , rritjes se kapaciteteve tona që Shqipëria ka ne raport me NATO-n, sistemi raketor anti tank Javelin i cili po prodhohet nga kompania amerikane Lokit Martin, është e vertetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë të rritjes së kapaciteteve të FA-së. rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë. Nuk është se ka lidhje me ndonjë kërcënim që të mos krijojmë panik.”

 

Përsa kohë Shqipëria është anëtare në NATO, sipas Peleshit, e ka të zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare dhe është një vend i mbrojtur.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Anetaresim Finlandë javelin Raketa shqiperia Suedi

Nga e njëjta kategori

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeçarin, arrestohet pedofili

më shumë...

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë pas përplasjes, 28-vjeçarja përfundon në spital

më shumë...

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër të plagosur

më shumë...

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për vjedhje, arrestohet 44 vjeçari në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

1:50

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë...

1:44

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për...

1:31

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries...

1:24

Si ta përballojmë vapën me qetësi? Njihuni...

1:18

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër...

1:12

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për...

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

11:24

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi...

11:17

“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë...

11:07

Të shtënat me armë në Palasë, momenti...

10:54

Tentoi t’i shpëtonte përplasjes me një makinë,...

10:36

Dënohen me 155 vite burg 28 persona,...

10:31

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e...

10:10

Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një i l...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.