Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2025
Vizion fokus

ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi i votave në Korçë, si...

Rama: Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të...

ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun...

“Vetëm PS udhëheq pa humbur busullën dhe ritmin”, Rama:...

Rama pas fitores në zgjedhje: Këtë mandat mbyllim negociatat...

Rama në fjalimin e fitores përgëzon partitë e reja:...

Rama në fjalimin e fitores: Linda mbetet opozita ime...

Fitorja në zgjedhjet e 11 majit, Rama: Ju kërkoj...

ZGJEDHJET 2025/ Rama: Arritje historike! Diaspora mendon si shumica...

Rama flet për herë të parë pas fitores: Në...

Shqipëria përplaset me Rusinë/ Ministri i Jashtëm Hasani i kujton Lavrovit tanket pushtuese

30 Nëntor 19:10

Për herë të parë këshilli ministerial i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka nxjerrë në pah ndasitë e mëdha mes perëndimit dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.  Shqiperia eshte perplasur me Rusine per shkak te pretendimeve te Kremlinit ne lidhje me pavarsine e kosoves.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

 

Samiti i 30 i OSBE i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut eshte shoqëruar me tensione dhe replika fillimisht për shkak të pranisë në sallë të ministrit të Jashtëm , Sergej Lavrov. Ndërsa ai mori fjalën disa ministra të vendeve pjesëmarrëse bojkotuan, duke lënë karriget e tyre e duke dalë nga salla. Lavrov akuzoi anëtarët dhe organizatën se është kthyer në vegël të bashkimit Europian.

 

SERGEI LAVROV

MINISTER I JASHTEM U RUSISE

 

“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodh më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”

 

Duke kritikuar bombardimin e Serbise shefi i diplomacise ruse akuzoi vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian se shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së.

 

Në vitin 1999, NATO kreu agresion brutal kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu mor Kosova pa asnjë referendum.

 

Deklarateve te Lavrov iu pergjigj ashper ministri i jashtem i Shqiperise Igli Hasani  i cili i kujtoi Rusise qendrimet e saj nder vite dhe nderhyrjet ushtarake ne vende te ndryshme sovrane qe nga koha e bashkimit sovjetik.

 

Të njëjtin mesazh deformues dëgjuam pak minuta më parë. Të njëjtat fjalë si në vitet 1956, 1968, 2008, 2014, 2022. Pastaj ata dërgojnë tanket e tyre. Ndërkohë, konflikte dhe kriza të tjera, sfera e kërcënimeve transnacionale, terrorizmi, krimi i organizuar, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi kibernetik, si dhe efektet negative të ndryshimeve klimatike në siguri, vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje dhe vështirësi për shumë nga 1 miliardë njerëz që mbulon ombrella e OSBE-së. Ato shkaktojnë një dëm të madh edhe për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

 

Ndërsa ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i bëri thirrje Moskes t’i japë fund shkeljes së parimeve të OSBE-së.

 

Më herët gjatë fjalës së tyre kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, dhe ministri i Jashtëm, Bujar osmani, si pritës të samitit kërkuan ndalimin e luftës në Ukrainë dhe konsensus për kryesinë e radhës së OSBE.

 

Për samitin e  OSBE në Shkup mbërritën një natë më parë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken si dhe shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell, por të dy diplomatët u larguan nga vendi, duke shmangur kështu takimin dhe qëndrimin në të njëjtën sallë me ministrin rus Segrei Lavrov. Për shkak të pranisë së tij, samitin e bojkotuan edhe Ukraina e vendet baltike.

 

Lavrov mbërriti në Shkup pas mesnate, duke fluturuar mbi Turqi dhe Greqi pasi Bullgaria bllokoi udhëtimin e diplomatit rus për shkak të zëdhënëses së diplomacisë ruse Marija Zaharova, e cila ndodhet në listën e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Hasani Lavrov Rusi Shqipëri

Nga e njëjta kategori

ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi i votave në Korçë, si ndahen mandatet

më shumë...

Rama: Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës

më shumë...

ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit, ja kush janë më të votuarit

më shumë...

“Vetëm PS udhëheq pa humbur busullën dhe ritmin”, Rama: Ky është një mandat për Shqipërinë e re!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:36

ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi i votave në...

8:02

Rama: Shqipëria e tre ditëve që vijnë...

7:54

ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi i votave preferenciale...

7:39

“Vetëm PS udhëheq pa humbur busullën dhe...

7:34

Rama pas fitores në zgjedhje: Këtë mandat...

7:28

Rama në fjalimin e fitores përgëzon partitë...

7:24

Rama në fjalimin e fitores: Linda mbetet...

7:20

Fitorja në zgjedhjet e 11 majit, Rama:...

7:18

ZGJEDHJET 2025/ Rama: Arritje historike! Diaspora mendon...

7:11

Rama flet për herë të parë pas...

6:54

Zelensky: Nëse takohem me Putin, do të...

6:53

Osmani në takimin me Antonio Kosta: Aplikimi...

6:37

ZGJEDHJET 2025/ Numërohen më shumë se 100...

6:20

Zgjedhjet 2025/ Berisha mbledh drejtuesit politikë në...

6:15

Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Beshiktashin,...

6:12

Sulm izraelit në Gaza, humbin jetën 50...

6:00

Marta Kos uron Ramën për fitoren në...

5:42

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse...

5:03

Trump i gatshëm të marrë pjesë në...

5:02

ZGJEDHJET 2025/ Garë e fortë mes demokratëve...

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • ZGJEDHJET 2025/ Numërohen 545 nga 5225 kuti në të gjithë Shq...
  • Berisha dorëzon “çelësat” e PD? Alimehmeti në 7p...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Agron Malaj prin kandidatët në të gjithë Shqipërinë! Kush ës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services