E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria përfiton parafinancim nga plani i BE, komisionerja Kos: Do të nxisë zbatimin e reformave kyçe

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim nga BE për të vijuar më tej reformat kyçe dhe për të vijuar rrugën drejt integrimit në BE.

Lajmi i mirë është dhënë nga Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin  Europian, Marta Kos. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Kos thekson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin parafinancim sipas planit të BE.

Sipas saj kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.


Postimi i Kos:

Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes ????????!

Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

Vazhdo të lexosh

Reklamë