Subscribe

Kombëtarja Shqipëtare do te luaje sonte ne 20 e 45 ne Tel Aviv ndeshjen vendimtare të sezonit në Ligën e Kombëve përballë Izraelit.

 

Në sfiden, ku kuqezinjte i shpëton vetëm fitorja, tekniku Reja duhet të bëjë llogarite me disa mungesa të rëndësishme, vecanërisht në mbrojtje, ku nuk janë të gatshëm Gjimshiti dhe Kumbulla.

 

Kjo situatë do ta detyrojë me gjasë trajnerin e njohur italian që të ndryshojë për herë të parë modulin, nga një mbrojtje me tre, në një rrjeshtim me 4 lojtarë, ku nga krahet do të jenë Balliu dhe Hysaj ndërsa në qëndër Veseli dhe Ismajli.

 

Diga përpara mbrojtjes do të jetë e përbërë nga lojtarë me muskuj si Gjasula dhe Abrashi ndërsa dilema e vetme në linjën me tre të mesfushës është aktivizimi i Qazim Lacit apo i Kristjan Asllanit.

 

Përpara tyre në rolin e fantazistit do të luajë Nedim Bajrami, i cili do të mbështese dyshen sulmuese Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.

 

Myrto Uzuni që po kalon një formë të shkelqyer në Spanjë me Granaden, me gjasë do të jetë një alternative cilësore për pjesën e dytë.

 

Dueli i rëndësishëm sonte i është besuar lituanezit Donatas Rumsas.

 

Sfida e parë të luajtur në Tiranë në qershor u fitua nga Izraelitët me rezultatin 2 me 1.

 

Aktualisht kuqezinjte kanë vetëm 1 pikë në rënditje, dhe shpresa e vetme për të fituar grupin është të fitojmë mbrëmjen e sotme , ndonëse për suksesin final do të duhet të mposhtim edhe Islandën në 27 shtator në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *